Home ZGJODHËM PËR JU PARIMI I THJESHTË SESI NGA FËMIJA TË FORMONI NJERI TË SUKSESSHËM

PARIMI I THJESHTË SESI NGA FËMIJA TË FORMONI NJERI TË SUKSESSHËM

Emir Dost Muhamed Hani, guvernator i Kabulit, u sulmua nga një mbret i huaj dhe ushtria e tij. Kur këto lajme arritën tek ai, ai e dërgoi një ushtri, të cilën e komandonte djali i tij, për ta sprapsur armikun. Mirëpo, së shpejti erdhi lajmi se ushtria e djalit të tij ishte mposhtur. Në lajme gjithashtu thuhej se djali i tij ka ikur nga fushëbeteja dhe armiku është duke e ndjekur. Emir Dost Muhamedi ishte tronditur shumë. Humbja e ushtrisë, sjellja e turpshme e djalit të tij dhe poshtërimi i popullit të tij ishin shumë për të. U kthye në shtëpi i tronditur dhe të gjitha lajmet ia përcolli gruas së tij.

Ajo menjëherë u përgjigj: “Lajmet që i keni marrë janë të rrejshme!”

I hutuar, ai e pyeti gruan: “Si mund të jenë të rrejshme? Mua mi kanë sjellë njerëzit e posaçëm të ngarkuar për shërbime të inteligjencës.”

Por ajo me vendosmëri u përgjigj: “Ai kurrë nuk mund të mposhtet në këtë mënyrë.”

“Ajo është grua dhe me kokëfortësi insiston që mendimi i saj të jetë i saktë”, mendoi emiri në vetvete.

Por të nesërmen, lajmi erdhi se ato të mëparshmet ishin vërtet të rrejshme dhe se ushtria po kthehej si fituese.

Emiri u kthye në shtëpi dhe ia përcolli lajmet e reja gruas së tij, e cila e falënderoi Allahun për sigurinë e djalit të saj.

Pastaj ai e pyeti: “Si e ke ditur ti se ai nuk mund të mposhtet?” Çka të ka bërë që t’i hedhësh poshtë raportet e të gjithë rrjetit tim të inteligjencës?”

Ajo u përgjigj: “Asgjë më shumë. Allahu e ka mbrojtur nderin tim. Ky është sekreti im dhe unë nuk dua ta zbuloj atë.”

Mirëpo, pasi që bashkëshorti i saj insistoi shumë, ajo më në fund pranoi të shpjegonte.

“Që nga fillimi i shtatzënisë sime, u betova se nuk do të ha ushqim haram, sepse e dija se ushqimi hallall krijon karakter të mirë, ndërsa ushqimi haram krijon karakter të keq.

Vazhdova me këtë zakon të përmbajtjes nga ushqimet e dyshimta edhe pas lindjes, në mënyrë që qumështi im mos të ndikonte negativisht në karakterin e tij. Përveç kësaj, e kam ushqyer (i kam dhënë gji) vetëm pasi kam marrë abdest dhe i kam falur dy rekate namaz nafile.

Për këto arsye, jam e bindur se karakteri i tij kurrë nuk do të jetë i keq. Në fushëbetejë ai ka mundur të bie si shehid, sepse kjo është karakteristikë e karakterit të mirë, por kurrsesi ai nuk ka mundur të ikë nga fushëbeteja, sepse ajo është tipar i të këqijve. Prandaj, mbi këtë bazë, unë i kam hedhur poshtë lajmet e ushtrisë dhe të inteligjencës suaj.”