Home ZGJODHËM PËR JU Cilat ushqime mund t’i hani edhe pas pesë ditësh në frigorifer dhe...

Cilat ushqime mund t’i hani edhe pas pesë ditësh në frigorifer dhe cilat patjetër duhet t’i hidhni poshtë

Si të mësoni kur është koha e fundit të bëni pastrimin në frigorifer. Sa gjatë bën të qëndrojë ushqimi në frigorifer para se ta konsiderojmë të “pangrënshëm”?

Madje edhe kur nuk e ndryshojnë aromën dhe ngjyrën, disa artikuj nuk duhet të hahen pas një kohe të caktuar, transmeton Telegrafi.

Si të mësoni kur është koha e fundit që të bëni pastrimin në frigorifer dhe çfarë është e dëshirueshme të hani vetëm sot?

Nëse temperatura në frigoriferin tuaj është 4 gradë celsius apo më pak, qe cili është afati i qëndrueshmërisë së artikujve.

Sallatat – sallatat nga vezët, mishi i pulës, proshuta, mishi i tonit dhe makaronat – mbani 3 deri në 5 ditë.

Salsiçet – paketimin e hapur – mbani 1 javë.

Salsiçet – paketimi i mbyllur – mbani 2 javë.

Mishin – paketimin e hapur apo të bluar – mbani 3 deri 5 ditë.

Mishin – paketimi i mbyllur – mbani 2 javë.

Proshuta e freskët – mbani 7 ditë.

Suxhuku i freskët nga mishi i pulës, gjeldetit, mishit të lopës – mbani 1 deri 2 ditë.

Qofteret dhe mishin tjetër të bluar (të lopës, të gjeldetit, të viçit, të qengjit dhe përzierjet e tyre) – mbani 1 deri në 2 ditë.

Mishi i lopës i freskët apo i pjekur, mishi i viçit, i qengjit – mbani 3 deri në 5 ditë.

Mishi i freskët i pulës apo i gjeldetit në copa – mbani 1 deri në 2 ditë.

Copat e freskëta të mishit të pulës dhe gjeldetit – mbani 1 deri në 2 ditë.

Çorbën dhe supat – me perime dhe mish – mbani 3 deri në 4 ditë.

Mishin e zier – mbani 3 deri në 4 ditë.

Copat e mishit të pulës të ziera shpejt – mbani 3 deri në 4 ditë.

Picat – mbani 3 deri 4 ditë.

Kur është fjala për mbetjet e ushqimit, përmbajuni rregullave shtatëditore – ushqimin lehtë të prishur hidheni pas shtatë ditësh.