Home ZGJODHËM PËR JU Drejtësia mbron vendin…

Drejtësia mbron vendin…

“Disa prej mëkëmbësve të Umer ibn Abdulazizit i shkruajnë: “Muret e qytetit janë shkatërruar dhe kanë nevojë për riparim, prandaj në qoftë se Emiri i besimtarëve na lejon që të caktojmë një pjesë të buxhetit për t’i riparuar, ne do t’i riparojmë.
Umeri u përgjigjet kështu: “Fortifikoni qytetet me drejtësinë dhe pastroni rrugët e tyre prej zullumit (padrejtësive), sepse ky është riparimi. Selam”.
Qytetet nuk i mbrojnë muret, por ato i mbron drejtësia. Mbaj drejtësi mes njerëzve dhe ata do t’i gjesh duke mbrojtur dhe ruajtur qytetin e tyre. Ndërsa, po qe se u bën zullum dhe nuk do t’u japësh të drejtën që u takon, por përfitojnë dhe kanë përparësi vetëm disa prej tyre, atëherë muret e bedenat nuk bëjnë dobi dhe njerëzit nuk do ta mbrojnë qytetin në të cilin jetojnë në zullum dhe padrejtësi. Përse ta mbrojnë qytetin, në të cilin ata konsiderohen si të vdekur dhe nuk kanë asnjë të drejtë dhe respekt?! Drejtësia mes tyre i kthen ata në mure dhe bedena njerëzorë që mbrojnë qytetin nga sulmet e armiqve”.