Home ZGJODHËM PËR JU FALENDEROJE ZOTIN

FALENDEROJE ZOTIN

Zoti i Lartmadhëruar ia mëson njeriut mënyrën e falënderimit, që ajo të jetë me vepra të mira, me fjalë të mira. Zoti dëshiron të mirën për njeriun. Njeriut, pa e ditur, mund t’i shtohen mirësitë dhe përgëzimet. Mund t’i ndodh ashtu siç i ka ndodhur popullit të Sebeit, të cilët janë mashtruar dhe kanë menduar se i posedojnë të gjitha shkaqet. Këtë e tregon Kur’ani kur thotë:
”Populli Sebe pati një begati në vendbanimin e vet: kishin nga të dy anët kopshte, nga ana e djathtë (e luginës) dhe nga ana e majtë. Hani (u thamë) nga begatitë e Zotit tuaj dhe falënderonju Atij. Qytet i mirë dhe Zot mëkatfalës.
Po ata i kthyen shpinën, e Ne e lëshuam kundër tyre rrjedhën e pendës dhe dy kopshtet e tyre i shndërruam në dy kopshte me fruta të idhët, drunj të thatë dhe diçka pak bari të egër.
Atë dënim ua dhamë atyre për shkak se nuk besuan, e Ne nuk dënojmë, përveç mohuesit.” (Sebeë : 15-17)
Vendbanimi i popullit të Sebeit ka qenë në Jemen. Kanë pasur dy plantacione të mëdha të gjelbëruara, një në anën e djathtë të tyre dhe një në anën e majtë të tyre. Kur’ani, nëpërmjet ajeteve fisnike na tregon se atyre u është përkujtuar që të hanë nga furnizimet e Zotit të tyre dhe u është kërkuar që të falënderojnë për begatitë, mirëpo ata janë zhytur thellë në detet e mashtrimeve dhe kanë menduar se begatitë të cilat i kanë poseduar janë si rezultat i shkaqeve që ata i kanë prodhuar. Ata kanë ndërtuar penda, ku është akumuluar sasi e madhe e ujit. Me këtë ata kanë menduar se ata janë prodhues të atij uji.
Duke i shfrytëzuar ato dy plantacione të mëdha prej të cilave kanë konsumuar ujin dhe janë ushqyer, këta banorë i janë nënshtruar vetmashtrimit njerëzor, e cila është rrugë e humbjes së njeriut. Ata kanë menduar se i posedojnë të gjitha shkaqet dhe nuk kanë pranuar se çdo gjë i nënshtrohet dëshirës së Zotit të Lartmadhëruar. Kështu populli i Sebeit është larguar nga të përmendurit e Allahut. Janë vetmashtruar duke u treguar mendjemëdhenj, duke u mburrur me arritjen e atyre begative, e veprat e tyre, nga veprat e mira janë shndërruar në vepra shkatërruese.
Në fillim ka shpërthyer penda dhe uji i shkapërderdhur ka shkatërruar çdo gjë që ka pasur në tokë. Dy plantacionet e mëdha janë bërë të kalbura, e që më parë kishin pasur pemë të mira. Toka prodhonte vetëm fruta të hidhëta dhe pemë të cilat nuk japin fryte. Kështu i dënon Zoti ata të cilët i mohojnë begatitë e Allahut dhe nuk e falënderojnë Krijuesin, i Cili është Bujar.

SHARE
Previous articleNamazi me xhemat
Next articlePESË MESELET