Ragmi Destani
Në sheriatin islam, tre gjëra që janë bërë pas vdekjes së Muhamedit a.s., po të mos ishin bërë, do të gjenim Islamin në emër, por pa përmbajtje, e ato janë :
1. Tubimi i Kur’anit në një vend ( në Mus’haf )
2. Tubimi dhe shkrimi i haditheve në libra dhe
3. Themelimi i medh’hebeve.
Të tre këto veprime janë bërë, nga frika që mos të vije ekzistenca e Islamit në rrezik.
Shkak i iniciativës për Tubimin e Kur’anit u bë vdekja e mbi 60 hafizave të Kuranit në betejën e Jemames,, dhe nga frika se rrezikon të humbet Kur’ani, u mor iniciativa e tubimit të Kur’anit në Mus’haf edhe pse këtë nuk e kishte bërë Muhamedi a.s. në jetën e tij.
Tubimi dhe shkrimi i haditheve u bë vetëm atëherë kur filloi të rrezikohet Hadithi dhe filluan njerëzit të grinden mes vete për kategoritë e haditheve, sepse njerëz të ndryshëm kishin venduar fjalët e tyre dhe i quanin hadithe. E për të ruajtur fjalët e Muhamedit a.s. u detyruan që t’i shkruanin Hadithet, edhe pse Muhamedi a.s. e kishte ndaluar shkrimin e haditheve gjatë jetës së tij.
Kurse themelimi i Shkollave Juridike Islame, u bë pas fillimit të grindjes së njerëzve mes vete për çështje të legjislativit islam, për të cilat nuk kishte argument të qartë dhe të pakontestueshëm për veprimin e tyre, por kishte hapsirë veprimi në më shumë se një mënyrë.
E për të shpëtuar këtë, dhe për të evituar të këqijat që mund t’i ndodhnin Umetit musliman, u morën iniciativa për sistematizimin e argumenteve fetare dhe nxjerrjen e dispozitave të fesë nga argumentet, duke përdorur kompetencat dhe aftësitë e tyre në njohuritë rreth Kur’anit, Hadithit, analogjisë etj. Pra pëdorën IXHTIHADIN ( diligjencën ).
Bazë e veprimit të tyre ishin sahabët dhe tabiinët të cilin kishin përdorur ixhtihadin para tyre.