Home TREGIME Kur e mira të vjen andej nga nuk e pret

Kur e mira të vjen andej nga nuk e pret

Ajo ishte një zonjë grua, nënë e një vajze. I shoqi ishte nisur në një udhëtim të gjatë për të siguruar jetesën e familjes së tij. Atë natë, vogëlushja e saj e vogël ishte e sëmurë rëndë. Temperatura ishte e lartë, ndërkohë që e ëma nuk dinte çfarë ti bëjë. Përveçse ishte natë, nuk kishte as para dhe as njeri tjetër që të mund ta shoqëronte. Gjëja e vetme që bënte, përveç përkujdesit për të bijën që dergjej, ishin lotët që i rridhnin në fytyrën e saj të përvuajtur dhe lutjet e përgjërimet që Zoti ta ndihmojë në ato çaste delikate. Atë natë nuk kishin as ushqim për të ngrënë, e jo më të bëhej fjalë për ilaçe për të bijën që vuante.
Por…
Në orën dy të natës, troket dera!
Rendi me vrap dhe pyeti pa e hapur:”Kush është?”
Nga ana tjetër u dëgjua një zë burri:”Jam doktori bashkë me infermieren!”
E hapi derën duke u dridhur. Doktori bashkë me infermierën hynë brenda dhe pyeti:”Ku është vajza e sëmurë?”
Zonja i tregon shtratin ku dergje e bija. Doktori hapi çantën, e vizitoi vajzën e vogël, i bëri një injeksion dhe i dha disa tableta, që do i përdorte më vonë. Pasi pritën pak derisa i ra temperatura vajzës, doktori dhe infermierja u ngritën të largohen.
Zonja e shtëpisë, i pyeti:”Më falni, po kush u njoftoi se ime bijë është e sëmurë?”
Doktori i tha:”Juve. A nuk na thatë se familja filan ka një vajzë të sëmurë rëndë dhe se e kishit të pamundur ta sillnit në spital?!”
Zonja iu përgjigj:”Ne jemi familje tjetër, ajo për të cilën thoni ju, janë fqinjët tanë, një portë më tutje.”