Home ZGJODHËM PËR JU MORALI I MIRË

MORALI I MIRË

Morali i mirë

Me moral të mirë arrinë grada të larta dhe pozita të lakmuara.

Morali i mirë është cilësi e pejgamberëve,burrave të drejtë dhe të mirë.
Me moral të mirë arrinë grada të larta dhe pozita të lakmuara.
All-llahu subhanehu ve teala ka veçuar pejgamberin e Tij me një ajet ku ia ka përmbledhur të gjitha cilësitë e mira dhe vyrtytet e larta,duke thëne;
“…dhe vërtetë ti (Muhammed) je në një shkallë të lartë karakteri” (El-Karia’,5)

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë;
“Fjala e mirë konsiderohet sadaka (lëmoshë)” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).

Ka thënë Ebu Hasim;”Sjellja e mirë,morali i mirë t’i shkrin,t’i mbulon gabimet sikurse dielli borën apo akullin.
Ndërsa sjellja e keqe apo morai i keq e prish veprën e mirë siç e prish ufulla mjaltin”.
Menyrat se si t’i përfitojmë zemrat e njerezve:
1.Sjellja e mirë,
2.Butësia,
3.Selami dhe buzëqeshja kur e takon vllaun.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë;
“Buzëqeshja në fytyrë të vëllaut tënd konsiderohet sadaka” (Transmeton Tirmidhiu)

Morali i mirë shkakton dashuri reciproke dhe afrim me njerëzit,kurse morali i keq shkakton urrejtje zili dhe largim nga njëri tjetri.
Moral i mirë është;buzëqeshja,bërja mirë,largimi i të këqijave nga njerëzit,thënia e fjalëve të mira,kahëzimi i hidhërimit,durimi,etj.

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka nxitur muslimanët në moral të mirë dhe në të kapurit për te,bile edhe e ka përmbledhur në një vend me devotshmërinë,kur thotë;
“Më së shumti që hynë njerëzit në xhennet,hynë me devotshmeri dhe moral të mirë”.(Transmeton Tirmidhiu dhe Hakimi).