Home ZGJODHËM PËR JU Në një nga stacionet e metrove…

Në një nga stacionet e metrove…

Në një nga stacionet e metrove, diku i tretur në mes të errësirës së ambientit dhe vuajtjeve të jetës, qëndronte një djalosh shtatë hollë e mendjen e kishte të shthurur! Djaloshi që ishte ulur në një nga qoshet e errëta të metrove po bënte shitjen e lapsa, aty pranë tij kaloj një punëtorë i cili i hodhi një dollar dhe vazhdojë tutje për të hipur në metro.

Nuk vonoi shumë dhe burri zbriti përsëri nga metroja, iu afrua djaloshit, zgjati dorën dhe nga qesja e tij me lapsa mori disa lapsa dhe duke u larguar në drejtim të metros dhe duke iu arsyetuar në një formë të kërkim faljes për atë veprim. Ndër të tjera burri i tha: Ju jeni një punëtorë si unë! Keni gjëra për të shitur dhe ato i keni me një çmim mjaftë të volitshëm. Mori lapsat e tij dhe vazhdojë tutje për të hipur në metro.

Pas disa viteve në një aheng, një burrë i pashëm dhe një veshje të bukur, iu afrua burrit që dikur kishte blerë lapsa dhe i tha: Ju sigurisht që nuk më njihni !? As unë s’të njoh, bile as emrin nuk ua di por nuk mund të ju harrojë sepse ju i dhatë kuptim jetës time duke ma kthyer respektin dhe vlerësimin për veten time.
Çdo herë kam menduar se unë jam një lypës, që gjoja se mundohesha të e arsyetoja lypjen me shitjen e disa lapsave, derisa erdhe ti atë ditë që të blesh lapsa dhe më tregove se edhe unë isha një punëtor!

Një proverb thotë se: Shumë njerëz kanë arritur përtej asaj që ata e kanë menduar vetën sepse dikush tjetër i ka bindur se ata janë në gjendje që të arrijnë më shumë.

Andaj mos harro se: Një fjalë e mirë, në radhë të parë është mirësi por që ndoshta mund të ketë at ndikim që ti nuk e imagjinon dot.