Home ZGJODHËM PËR JU Nga të gjitha insektet vetëm bletët nuk do të jenë në xhehenem!

Nga të gjitha insektet vetëm bletët nuk do të jenë në xhehenem!

Enes ibn Malik r.a thotë se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Mizat në përgjithësi jetojnë dyzet net, dhe të gjitha llojet e mizave do të jenë në xhehenem përveç bletëve.” (Ebu Ja’la dhe ibn Kethiri).

Në një hadith të ngjashëm thuhet: “Të gjitha mizat do të jenë në xhehenem ku do t’i shqetësojnë banorët e tij përveç bletëve.” (Sujuti, taberani dhe Kurtubi).

Pra nga hadithi i dytë më mirë kuptohet arsyeja pse mizat, mushkonjat, etj do të jenë në xhehenem: për shkak se do të shqetësojnë banorët e xhehenemit ashtu siç i shqetësojnë njerëzit në këtë botë.

Nuk do të jenë aty për veten apo për ndonjë dënim. Do të jenë aty për njerëzit të cilët meritojnë të gjitha llojet e dënimeve.

Në dy hadithet bëhet përjashtimi i bletëve, për shkak se Allahu i Madhërishëm i dalloi me karakteristika të veçanta, e frymëzoi bletën, ashtu siç e potencon edhe Kurani, ajo e din saktësisht nga të shkoj dhe si ta ndërtoj shtëpinë e saj, si ta prodhoj lëngun i cili është ilaç – mjaltin. Sa nder i madh i është dhënë bletët shihet më së miri tek përmendja e saj në Kuran dhe se një sure e Kuranit është emërtuar pikërisht “Bleta”

“Zoti yt i dha instinkt bletës: “Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drunj (pemë) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) i ndërtojnë”. Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.” (Nahl, 68 – 69)

Ja, këto janë bletët për të cilat Kurani flet në këtë mënyrë dhe të cilat hadithet e Muhamedit a.s i dallojnë nga mizat tjera të cilat do të jenë në xhehenem. Çka do të bëhet me bletët? A do të jenë në xhenet, nëse dihet se nuk do të jenë në xhehenem? Për këtë pyetje nuk ka përgjigje precize, mirëpo sipas karakteristikave të saja në këtë botë sigurisht se e meriton të jetë në xhenet. Allahu i Madhërishëm thotë se në xhenet do të ketë lumenj nga mjalti i kulluar (Muhamed, 15), mirëpo nuk tregon se ai mjaltë do të prodhohet nga bletët ashtu siç është në këtë botë.

(Islampress)