Home ZGJODHËM PËR JU Nifaku (Hipokrizia, Dyfytyresia)

Nifaku (Hipokrizia, Dyfytyresia)

Përkufizimi i fjalës nifak:

Fjala nifak gjuhësisht domethënë fshehje e diçkaje.
Kurse në terminologjinë fetare nifak domethënë: shfaqje e Islamit dhe fshehje e kufrit dhe e së keqes.Llojet e nifakut jane:

Nifak i madh i besimit
Përkufizimi: Nifaku i besimit është kur njeriu shfaq Islamin, ndërsa fsheh në brendësinë e tij kufrin (mosbesimin).
Vendimi për të: Ky lloj i nifakut e nxjerr njeriun tërësisht nga feja dhe vepruesi i tij do të jetë në shtresën më të ulët të Zjarrit. Ky nifak është gjashtë llojesh:

Përgënjeshtrimi i të Dërguarit të Allahut alejhi selam.
Përgënjeshtrimi i ndonjë gjëje me të cilën ka ardhur i Dërguari i Allahut alejhi selam.
Urrejtja e të Dërguarit të Allahut alejhi selam.
Urrejtja e ndonjë gjëje me të cilën ka ardhur i Dërguari i Allahut alejhi selam.
Gëzimi kur nënçmohet feja e Dërguarit të Allahut, Muhamedit alejhi selam.
Urrejtja e fitores së fesë së të Dërguarit të Allahut alejhi selam.
Nifak i vogël i veprës
Përkufizimi: Nifaku i veprës është bërja e ndonjë vepre të munafikëve (hipokritëve), por duke pasur iman në zemër.
Vendimi për të: Ky lloj i nifakut nuk e nxjerr njeriun nga feja, por është rreptësisht i ndaluar dhe njëherazi prej mëkateve të mëdha. Bërësi i tij ka nifak dhe iman, mirëpo në qoftë se shtohet shumë nifaku, atëherë bëhet munafik i vërtetë.
Shembuj për këtë lloj nifaku:

Gënjeshtra: “Kur flet gënjen”.
Thyerja e premtimeve: “Kur premton nuk e mban premtimin”.
Tradhtia kur i besohet: “Kur i besohet tradhton”.
Shpërthimi gjatë grindjes: “Kur grindet shpërthen”.
Mashtrimi në marrëveshje: “Kur bën marrëveshje mashtron”.
Dembelia për të falur namazin me xhemat në xhami:
Syefaqësia në bërjen e veprave të mira:
إِنَّ الْمُنَافِقِينَ يُخَادِعُونَ اللَّهَ وَهُوَ خَادِعُهُمْ وَإِذَا قَامُوا إِلَى الصَّلَاةِ قَامُوا كُسَالَىٰ يُرَاءُونَ النَّاسَ وَلَا يَذْكُرُونَ اللَّهَ إِلَّا قَلِيلًا ▶ Dëgjo

Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t’u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin All-llahun. Kuran [4-En-Nisa:142]