Home ZGJODHËM PËR JU Nuk përgojojnë, nuk janë ziliqarë, nuk urrejnë

Nuk përgojojnë, nuk janë ziliqarë, nuk urrejnë

El-Euzai (Allahu e ruajttë) thotë: “I thash një burri:

-Dua (kërkoj) një shtëpi në fqinjësi me njerëz të cilët: nuk përgojojnë, nuk janë ziliqarë dhe nuk urrejnë.

Burri më mori dhe më çoi tek varrezat dhe më tha:

-Këtu (është shtëpia që kërkon)!”

Nga ky ether përfitohet:

-Njeriu në këtë dynja përballet me shumë sprova dhe njerëz të ndyshëm, ku disa:

Të përgojojnë -e këtë synim ka në jetë- dhe sa të shumtë janë në kohën e sotme!
Të urrejnë -ku pjesa dërrmuese e tyre urrejnë nga paaftësia për të garuar në veprat e mira- dhe zgjidhje si zgjidhje të vetme dhe të shkurtër shohin përgojimin; shtoi kësaj (urrejtjes) dhe shpifjen.
Të kanë zili -dhe ky soj i njerëzve gjendet shumë në qarkullim.

-Askush nuk mund të shpëtojë nga këto të tria. Derisa dhe Profeti alejhis-selam, që ishte krijesa më e mirë nuk shpëtoi nga kjo. Andaj le të jetë synimi yt rruga drejt Allahut!

-Kujdesi i madh që tregonin të parët tanë të mirë në zgjedhjen e fqinjit. Prandaj njeriu duhet të zgjedhë për fqinjësi njerëz:

që e këshillojnë për të mira;
që e ndalojnë nga të këqija;
që janë me të në çdo mirësi e vështirësi.

Përgatiti: Unejs Sheme

Burimi i Jetës