Home ZGJODHËM PËR JU Pse pëllumbat kanë dëshirë të marrin ushqimin e njerëzve?

Pse pëllumbat kanë dëshirë të marrin ushqimin e njerëzve?

Bazuar në disa studime, pëllumbat preferojnë të hanë ushqimin që njerëzit mbajnë në dorë, raporton “7news”, transmeton lajmi.net.

Shkencëtarët nga Universiteti i Exeter në Mbretërinë e Bashkuar, e ndanë ushqimin në dy pjesë identike dhe vërejtën që pëllumbat pëlqenin më shumë të hanin ushqimin që njerëzit mbajnë në duar.

Disa nga njerëzit që janë përballur më situata të tilla, janë bërë agresiv sepse pëllumbat marrin nga ushqimi i tyre.

Gjatë studimeve, provuan mënyra të ndryshme për të vërejtur dallimin mes reagimit në situata të ndryshme, por pëllumbat gjithmonë pëlqenin ushqimin që njerëzit po mbanin në dorë.

Zbulimet tregojnë që pëllumbat pëlqejnë më shumë ushqimin që u shohin njerëzve të u ketë rënë në toke, dhe kjo është arsyeja që ata qëndrojnë më shumë në zonat ku njerëzit ushqehen. /Lajmi.net/