Home ZGJODHËM PËR JU Sa barqe ka bleta? – Ndaj me ju një mrekulli të Kur’anit:

Sa barqe ka bleta? – Ndaj me ju një mrekulli të Kur’anit:

Lexo nga Surja El-Nahl:
“Nga barqet e saj (të bletës) del lëng ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.”
Pse Zoti i Lavdëruar e ka përdorur në shumës (prej barqeve) dhe jo njëjës?!
Rezulton se bleta i ka tri barqe dhe nektari hyn në barkun e parë për një kohë pastaj i hapet një valvul për në barkun e dytë i cili e kthen atë në mjaltë. Në fund të barkut të dytë ndodhet një valvul e cila nuk e lejon zbarkimin e mjaltit në barkun e tretë përveç një sasie të vogël të domosdoshme për bletën e cila kalon në zorrët e saj për ta ushqyer atë gjatë fluturimit në mënyrë që ta përfundojë udhëtimin.
Kur të kthehet bleta në qelizë këtu ndodh mrekullia. Bleta e rikthen mjaltin e pastër nga barku i dytë përmes gojës duke e vendosur në hyrje të qelizës dhe jo pra nga zorrët e saj.
I Lartësuar qoftë Ai i Cili ka krijuar çdo gjë pastaj e ka udhëzuar. I Lartësuar është Ai i Cili në Kur’an iu referua në shumës (nga barqet e saj pra të bletës) dhe jo nga barku i saj (njëjës).
“A nuk e studiojnë me vëmendje Kur’anin” Muhammed 24

سبحان الله وبحمده
سبحان الله العظيم

Përktheu Xhevat Beqiri