Home KËSHILLA Si ta fitojmë dashurinë e bashkëshortes?

Si ta fitojmë dashurinë e bashkëshortes?

Këshilla të arta për një martesë të lumtur dhe të suksesshme
Njerëzit kërkojnë lumturinë në martesë. Ēdo njeri mendon se në martesë do të gjejë kënaqësi, harmoni, respekt, kuptueshmëri, përkrahje për në rrugë të vërtetë… Më pastaj, befasohet kur përballet me të vërtetën. Nga ky realitet, mjafton të flasim për këtë temë mjaft të rëndësishme. Nëse kësaj i shtojmë edhe faktin se njeriu kalon shumë kohë në shtëpi dhe se, nëse nuk ka një jetë bashkëshortore të rehatshme, kjo do të bëjë që ai mos të ndihet i qetë në shtëpi, e cila duhej të ishte oazi e prehjes, vend ku do të pushojë nga angazhimet e përditshme, strehim nga sfidat që e ndjekin në ēdo hap…
Familja luan një rol shumë të madh për zhvillimin dhe funksionimin e drejtë të një shoqërie. Nëse familja funksionon drejtë, atëherë është për të pritur fryte cilësore nga kjo qelizë e rëndësishme e shoqërisë. Frytet më cilësore që mund të presim nga një familje që funksionon drejtë janë fëmijët e edukuar mirë, pikërisht ata, që nesër do të bëhen bartësit e kësaj shoqërie. Gjithë jetën mbi ta do të vërehen gjurmët e edukatës së familjes, qoftë në kuptimin pozitiv apo negativ. Fëmijë të edukuar mirë nuk do t’i shërbejnë vetëm vetes dhe familjes, por edhe gjithë shoqërisë, e cila do ta ndjejë mirësinë e tyre. Fëmijë të edukuar keq nuk do t’i sjellin probleme vetëm familjes, por do të jenë problem edhe për gjithë shoqërinë. Për të dy kategoritë ekzistojnë shumë shembuj, që nuk është e nevojshme që t’i përmendim këtu. Një njeri me arsye të shëndoshë nuk dyshon për asnjë moment se burimi më i madh i problemeve bashkëshortore është mungesa e zbatimit të principeve islame në jetën e përditshme, në krye të së cilës qëndron Ligjdhënësi.
MË I MIRI NDËR JU ËSHTË AI, I CILI ËSHTË MË I MIRË ME GRUAN E VET
Shpesh do të takojmë njerëz, të cilët, nga pamja e jashtme, duket sikur zbatojnë fenë në jetën e tyre të përditshme, porse, kur largohen nga sytë e publikut dhe hynë në shtëpi, jetojnë në një mënyrë krejt tjetër nga ajo që i njohin shokët dhe kolegët. Dëshmitarë më të mirë janë gruaja dhe familja e tyre. Është për t’u habitur: këta njerëz, që tregohen jashtë goxha fetarë, a nuk kanë i dëgjuar fjalët e të Dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi ue selem: “Më i miri ndër jush është ai që është më i mirë me gruan e vet” [hadithin e ka shënuar Tirmidhiu prej Aishës, radijallahu anha, ndërsa Albani e ka vlerësuar të saktë].
Janë shumë njerëz, që zbatimin e fesë e kanë përkufizuar vetëm në disa rregulla, duke harruar se feja islame është shumë më e gjerë dhe më gjithëpërfshirëse. Feja islame është një sistem i tërë jetese. I Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka pas nëntë gra “nëntë kamera të fshehta”, të cilat kanë regjistruar pa ndërprerje tërë sjelljet e tij. Duke përshkruar jetën e tij të përditshme, ato vazhdimisht kanë thënë të njëjtën gjë: “Morali i tij ka qenë Kur’ani“. Përfytyroni për një ēast sikur t’i pyesnin gratë tona për moralin që shpalosim, për sjelljen tonë, ibadetin, qëndrimin ndaj familjes. Me siguri që do të dëgjonim diēka, që kurrë s’na kishte shkuar në mendje. Sa herë ka ndodhur të përjetojmë ndonjë fyerje në rrugë apo në shoqëri dhe t’i kemi falur fyesit me të vetmin qëllim, që t’i tregojmë se i përmbahemi fesë tonë, duke treguar durim dhe moral të mirë. Sikur e njëjta fyerje apo edhe diē më pak të vinte nga bashkëshortja, me siguri që nuk do ta falnim edhe aq lehtë. A thua personin që ke takuar rastësisht në rrugë, apo shoku që takon njëherë në muaj meritojnë të falen më lehtë se gruaja jote?! Vallë ai person ka bërë më shumë të mira për ty se gruaja jote, prandaj edhe meriton më tepër?! A kujdeset ai kur ti je i sëmurë, brengoset bashkë me ty kur ke ndonjë hall?! Më së paku që mund të thuhet është se që të dy janë myslimanë dhe duhet t’u falet gabimi dhe të vazhdohet me sjellje të mirë ndaj tyre, por të falurit gabimin bashkëshortes dhe sjellja e mirë ndaj saj s’ka fjalë se është më e merituar. Këtu shihet qartë dallimi mes Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, dhe neve. Para se t’i përmendim metodat më konkrete, duhet të sqarohen disa gjëra me rëndësi, që këto mënyra dhe këshilla të kuptohen drejt. Fakti që këtu po i drejtohemi burrave dhe kritikojmë sjelljen e tyre ndaj gruas nuk do të thotë se edhe sjellja e grave ndaj burrave nuk meriton kritikë, pas këtij teksti pason shkrimi për të, sepse qëllimi ynë është vendosja e një baraspeshe të sjelljes mes të dy bashkëshortëve. E dyta, shumica e këshillave janë marrë nga jetë-përshkrimi i Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, e udhëzimi i tij është udhëzimi më i mirë. E treta, as mos mendoni se dikush u garanton më shumë të drejta bashkëshortëve sesa feja islame.
THIRRJA E BASHKËSHORTES ME EMRIN MË TË BUKUR, MË TË DASHUR
Dhe në fund, këshillat që do të përmendim, do të mbeteshin vetëm fjalë të vdekura, të shkruara në letër dhe nuk do të ishin frytdhënëse nëse nuk i marrim që t’i zbatojmë një nga një në jetën e përditshme. Vetëm pas kësaj mund të presim harmoni në martesë, respekt, dashuri dhe besim të ndërsjellë.
Ēdo njeri me arsye të shëndoshë e di shumë mirë se si ndikon në shpirtin e tjetrit kur atë e thërret me emrat më të bukur. Të gjithë ne pëlqejmë të na thërrasin me emrat më të bukur, të na respektojnë, të na drejtohen me “zotëri” apo të na thërrasin sipas mbiemrit. E në këtë hulli bashkëshortët nuk përjashtohen kurrsesi; përkundrazi, ata e meritojnë plotësisht që ta thërrasin njëri-tjetrin me emrat më të bukur. Prandaj, nëse burri dëshiron të fitojë dashurinë e gruas së vet, le të provojë këtë mënyrë, le ta thërrasë atë me emrin apo ofiqin që më së shumti i pëlqen asaj. Po të shikojmë jetën e të Dërguarit, salAllahu alejhi ue selem, do të gjejmë se si ai e ka përdorur këtë metodë ndaj grave të veta, ndaj ashabëve; me qëllim për tu fituar zemrat, i thërriste me emrat më të bukur. Në një transmetim të saktë shënohet se Aishen, radijallahu anha, e ka thirrur ”Ja Aish” apo: ”Ja Humejra”. Madje, edhe kur iu është drejtuar jobesimtarëve, të cilët kishin ardhur tek ai me kërkesë për të hequr dorë nga thirrja islame, ai nuk e neglizhonte këtë mënyrë: “A mbarove, o Ebu Velide?”, i foli i Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, Ukbe b. er-Rabiut. Nga kjo shohim se mënyra e lartpërmendur nuk është ndonjë urtësi e madhe, por të jemi të sigurt se lë gjurmë të madhe te personi me të cilin komunikojmë. Ne sikur e dimë se sa gjurmë lë emri me të cilin i drejtohemi dikujt dhe prandaj e thërrasim po me atë emër apo ofiq, por kjo është problematike kur ky veprim bëhet në kuptimin negativ dhe i thërrasim gratë tona me emra të shëmtuar apo me ofiqin që ajo nuk e pëlqen. Për fat të keq, kemi rastin të dëgjojmë disa gra që, sapo janë lidhur në martesë, ankohen: ”Posa u martuam, burri im më thërriste me emra të kafshëve të vogla: mace, sorrë… dhe pas një kohe të kaluar filloi të më thërriste dhe me emra të kafshëve të mëdha…” Si mendon një burrë që gruaja e tij ta dojë pas një sjellje të këtillë?
DASHAMIRËSIA DHE HAJGARJA MES VETE
Sa e sa njerëz ka që nuk dinë se ē’është dashamirësia apo hajgarja në jetën e përditshme në raport me gruan e vet. Njerëzit mendojnë se detyrimi i tyre është vetëm sigurimi material i familjes, duke i siguruar vetëm gjërat më të nevojshme për ekzistencë, duke harruar kështu anën shpirtërore të martesës. Madje, ndoshta anën më të rëndësishme dhe më të nevojshme për mbajtjen drejt të lundrimit të varkës bashkëshortore. Po të shohim jetën e të Dërguarit, salAllahu alejhi ue selem, që në shumëēka dallon nga ajo e jona, do të vërejmë se i ka kushtuar shumë vëmendje dashamirësisë dhe hajgares. Ai, i cili ka qenë kryetar shteti, udhëheqës i ushtrisë, prind, bashkëshort, ka gjetur kohë të ulej me familjen e vet, të bisedonte e të qeshej me ta. Transmetohet prej Aishes, radijallahu anha, se në një rast ka qenë me të Dërguarin, salAllahu alejhi ue selem, duke udhëtuar dhe kanë bërë gara, Aisha, radijallahu anha, e ka fituar Pejgamberin. Kur Aisha, radijallahu anha, kishte shtuar në peshë – sikur që tregon ajo për vete – e kishte thirrur Pejgamberi që përsëri të garojnë, por këtë rast fitoi i Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, e ai iu kishte drejtuar me fjalët: ”Ta ktheva hakun, që më fitove atëherë” (hadithin e shënon Ebu Davudi ndërsa të saktë e ka vlerësuar Albani). Ku jemi ne afër këtij suneti? Sa prej neve kanë gjetur kohë që të bëjnë gara me gruan vet, duke dashur të fitojë dashurinë dhe vëmendjen e saj? Vëlla i nderuar, jepi lirisht pak shpirt sjelljes ndaj gruas tënde. Shtëpia nuk është kazermë ushtarake, ku ēdo gjë duhet të jetë në mënyrë të rreptë, serioze dhe nën komandë. Bëj pak hajgare me gruan tënde dhe do të shohësh se kjo sjellje ka për ta rritur dashurinë mes jush dhe do ta përforcojë lidhjen tuaj bashkëshortore.
SHFRYTËZIMI I METODËS ”DHURATË BEFASIE“
Është më se e njohur se dhurata apo hedija ndikon në forcimin e lidhjes mes njerëzve, sidomos dhurata e bërë nga bashkëshorti. Dhënia e dhuratës bashkëshortes ka për qëllim që t’i tregohet se nuk është e harruar nga burri i saj, se ai mendon për të, se përpiqet t’i plotësojë dëshirat e saj dhe, në këtë formë, ai i tregon kujdesin ndaj saj. Nëse burri i blen diēka që i pëlqen asaj, pa ia kërkuar ajo më parë, inshallah, ky gjest do të ndikojë në fitimin e dashurisë së saj, do të shtojë besimin se burri i saj mendon për të, do të fillojë të mendojë dhe ajo për dëshirat e tij, do të fillojë të tregojë respekt, kujdes, dhe e gjithë kjo do të ēojë drejt një forcimi të dashurisë së dyanshme mes bashkëshortëve, që është arritja e synimeve. A nuk ka thënë i Dërguari,salAllahu alejhi ue selem, “Shkëmbeni dhurata mes njëri-tjetrit, që të duheni!”?
Meshkujt duhet ta dinë se ka dallim mes xhelozisë së burrit dhe xhelozisë së gruas. Xhelozia e gruas është shumë më e madhe dhe më e vështirë për tu kontrolluar. Nëse kësaj ia shtojmë edhe dobësinë e gruas si krijesë, atëherë problemi merr dimensione të reja. Gratë tona shpesh i paraqesin si probleme gjërat që në esencë janë të lejuara. Jo rrallëherë ndodh të humbet kontrolli dhe të ndodh diē që aspak nuk pritet prej tyre. Por një burrë i menēur duhet t`i kapë dhe njohë këto momente, e t`i tolerojë gabimet e bëra nën atë ndikim. Nuk duhet harruar se gruaja e cila në atë mënyrë shkakton grindje apo edhe ndonjë incident, atë e bën për shkak dashurisë së madhe që ka ndaj burrit të saj.
Shembull më të mirë e kemi të Dërguarin e Allahut Muhamedin, salallahu alejhi ve selem, kur njëherë me disa as’habë ishte te Aisha radijallahu anha, gruaja tjetër nëpërmjet shërbëtores i dërgoi ushqim. Aisha radijallahu anha, kur e pa këtë e mori enën dhe e përplasi në tokë me ē`rast u derdh ushqimi. I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, pedagogu më i mirë, mësuesi, e mblodhi ushqimin sa pat mundësi! Pastaj u tha as’habëve: “nëna juaj xhelozoi, hani nga ushqimi”. [hadithin e shënon Tirmidhiu 3567, duke iu referuar Enesit radijallahu anhu dhe saktësinë e tij e vërteton Albani].
Do t`i bëjmë pyetje vetes: si do të reagonim ne sikur të na ndodhte gruaja të na e përplaste pjatën me ushqim para mysafirëve? Vet reagimi jonë do të tregojë se sa me të vërtetë ne e pasojmë të Dërguarin salallahu alejhi ve selem, në relacionet bashkëshortore.
Gatishmëria për pranimin e fajit
Feja jonë e ndritshme na urdhëron që të jemi të drejtë, madje edhe ndaj atyre që kanë bindje të ndryshme fetare dhe ideologjike nga ne. Nga kjo drejtësi assesi nuk mund të jenë të përjashtuara bashkëshortet tona. Përkundrazi ato para të tjerëve e meritojnë një trajtim të tillë. Allahu i Lartësuar thotë: ”O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën dhe mos t`ju shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Keni drojë nga Allahu meqë Allahu e di hollësisht atë që e veproni’’. (El- Maide 8)
Myslimani, atëherë kur në familje shpërthen ndonjë mosmarrëveshje apo konflikt të shkaktuar nga ai, duhet të jetë i gatshëm ta shikojë të vërtetën në sy dhe të pranojë fajin e vet e të mundohet të mënjanojë gjithēka që shkakton këtë mosmarrëveshje. Duhet të jetë i gatshëm të kërkojë falje prej gruas së vet, ashtu siē do të kishte kërkuar prej secilit njeri të cilit i ka shkaktuar padrejtësi. Nuk është lehtë të mposhtet shejtani, ‘’ta ulësh veten’’ dhe të kërkosh falje prej gruas, mbi të cilën ndihesh më superior. Por, derisa ka pas guxim ta ofendojë bashkëshorten, e cila i shërben dhe kujdeset për të, atëherë detyrimisht duhet të tregohet guximtar edhe më i madh kur është në pyetje kërkimi i faljes. Assesi, nuk duhet të mendohet se kërkimi i faljes prej gruas është dobësi, përkundrazi ai duhet të besojë se me një sjellje të tillë respekton parimet e kësaj feje të ndritshme dhe arrin kënaqësinë e Atij i Cili, kur është i kënaqur me robin e Vet bën që edhe të tjerët të jenë të kënaqur me të. Ky gjest do ta rrisë dhe në asnjë mënyrë, siē mendojnë shumica, nuk do ta ulë personalitetin e tij te gruaja. Përkundrazi, kjo sjellje do të jetë mësim për gruan, që nesër kur ajo të gabojë të jetë e gatshme të veprojë në të njëjtën mënyrë, sepse ka shembullin e gjallë në burrin e saj.
Ku qëndron problemi?
Shumica e burrave mendojnë se gjithmonë kanë të drejtë – vetëm që nuk thonë se janë edhe të pagabueshëm – ndërsa gruaja është gjithmonë gabimtare.
A është kjo drejtësia të cilën na e mëson feja jonë?!
Allahu, subhanehu ve teala, thotë.”O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hir të Allahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfanjak, pse Allahu di më mirë për ta. Mos ndiqni emocionin e t’i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrembëroni ose tërhiqeni, Allahu e di hollësisht se ēfarë punoni”.(En Nisa 135)
Pranimi dhe pajtimi me mangësitë dhe dobësitë e gruas
Njeriu duke jetuar me bashkëshorten dhe duke kaluar nëpër probleme të ndryshme në martesë, arrin ta njoh mirë atë. Është e pakalueshme që në këtë rrugë të mos zbulojë ndonjë mangësi apo dobësi të saj. Por, megjithatë, nuk duhet harruar se krahas disa mangësive ajo posedon shumë më tepër cilësi të mira. Ky vlerësim do t’i ndihmojë të kalojë nëpër mangësitë e saj dhe të sillet sikur nuk i posedon fare. Sa më real të jetë, aq më e suksesshme do të jetë martesa e tij.
Shejtani vazhdimisht mundohet të ndikojë tek njeriu dhe ta bind në ēdo moment të kapet për gjëra të vogla dhe pa vlerë, e të harrojë ēdo cilësi e sjellje të mirë të saj. Por, ne pyesim, sa është i drejtë një vlerësim i tillë i një burri ndaj gruas së vet?
Allahu, subhanehu ve teala, thotë: Jetoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim, pse ndodh që Allahu të jep shumë të mira në një send që ju e urreni.’’(en Nisa 19)
Nëse njeriu dëshiron të bindet në vërtetësinë e kësaj metode, le të marrë një laps e një letër dhe le t`i shkruajë të gjitha cilësitë e mira dhe të këqija të gruas së vet: në të shumtën e rasteve kolona e të mirës do të jetë shumë – shumë më e gjatë nga ajo e të keqes. Në fund, atë listë mund t`ia jep gruas së vet që ajo të sheh se ēfarë i pengon burrit të saj që në të ardhmen ato vese negative t`i përmirësojë dhe t’i zëvendësojë me sjellje pozitive, gjithmonë duke pasur për qëllim përmirësimin e atmosferës së jetës bashkëshortore dhe fitimin e dashurisë së burrit.
Burri duhet të jetë i gatshëm që edhe ai të pranojë një listë me vlerësim të atillë dhe në të shumtën e rasteve befasisht rezultati për të është: kolona e sjelljeve të këqija është më e gjatë, prandaj këtë kolonë ai duhet vazhdimisht ta ketë në mendje kur i ndodh diēka e pahijshme nga gruaja e tij.
Ēuditërisht prej bashkëshortes kërkojmë përsosmëri ndërkohë që vet nuk jemi të tillë! Mburremi me shembujt e gjeneratave të para, ndërsa vet jemi shumë larg atyre shembujve.
Ndihmesa rreth punëve të shtëpisë
Kjo është një nga pyetjet e shpeshta të cilën burrat e kuptojnë gabimisht. Ndihmesën gruas rreth punëve të shtëpisë, burrat e shohin si dobësi dhe gjest i ulët (për burra të tillë në shoqërinë e meshkujve thuhet se janë burracak).
Pikërisht kjo është rezultat i të kuptuarit të gabueshëm të fesë – dhe ky kuptim u takon atyre që manifestojnë fenë vetëm nga pamja e jashtme. Po t`i kthehemi biografisë së të Dërguarit, salallahu alejhi ve selem, do të shohim se ai edhe në këtë segment ishte shembulli më i mirë, sikur që ishte në të gjitha segmentet e jetës, modeli më i përsosur në dynja. Edhe pse ai kishte obligime shumë më të mëdha se ne, të pakrahasueshme me obligimet tona, gjente kohë për t`u ndihmuar bashkëshorteve të veta në punët e shtëpisë.
Transmetohet se Aisha, radijallahu anha, ka thënë: ”I Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme, i ka shërbyer familjes së vet, e kur hynte koha e namazit dilte nga shtëpia e shkonte të fal namazin”. [hadithin e shënon Buhariu]
Gjithashtu, kur e pyetën Aishën radijallahu anha, për të Dërguarin salallahu alejhi ve seleme, ajo tregonte:”Ishte njeri modest, milte delet dhe vet shërbehej” [hadithin e shënon Ahmedi, saktësinë e tij e ka vërtetuar Albani Es- Sahiha 621]
Kjo në asnjë mënyrë nuk duhet kuptuar se burri duhet pandërprerë të punojë punët e shtëpisë, sepse është e vërtetë se ato janë obligim i gruas, por nëse ndonjëherë ndihmon e sidomos në raste kur ka nevojë, ky gjest është e sigurt se do të ndikojë në rritjen e dashurisë së gruas ndaj tij.

Elvedin Peziq
Përktheu: Remzije Kurtishi
Marrë nga revista AlbIslam nr. 45 dhe nr.46